Si të shkruani një plan të suksesshëm marketingu per e-commerce

Tani që kemi shpjeguar dhe mbuluar se çfarë është një plan marketingu, pse biznesi juaj i tregtisë elektronike ka nevojë për një të tillë dhe ndryshimet midis një plani marketingu kundrejt një strategjie marketingu, është koha për të hyrë në detajet se si të shkruani një plan efektiv marketingu.

Hapi # 1: Përcaktoni qartë objektivin.

Parashtrimi i objektivit tuaj është alpha e një plani marketingu. Cili është qëllimi që biznesi juaj i shitjeve online synon të kap ose të arrijë? Po kërkoni të shisni 300 aparatë celularë? A po përpiqeni të tërhiqni 200 vizitorë më shumë për website tuaj muajin e ardhshëm? A po synoni të përmirësoni renditjen e dyqanit tuaj online në fushën e SEO? Renditja e objektivit (ose objektivave) tuaj përcakton tablonë për atë që do të vijë më tej.

Hapi # 2: Shpjegoni kujt i drejtoheni

Karakteri dhe personaliteti i blerësit (me këtë termë i referohemi një personi të audiences sonë ose një klienti). Ky është një person imagjinar të cilin ne synojmë  ta afrojmë ose sjellim në biznesin tonë. Në fund të fundit, ata përfaqësojnë klientin tuaj ideal dhe një pjesë të audiencës tuaj. Krijimi i një karakteri të blerësit e ndihmon biznesin tuaj të kuptojë përvojat, nevojat dhe sjelljet e klientëve të tij, në mënyrë që të mund të lidheni me ta në nivele më të personalizuara. Krijimi i karakterit të blerësit përbëhet nga tre hapa:

Kerkimi i audiencës është pika e parë nga ku fillon ndërtimi i karakterit të blerësit. Duke parë bazën e të dhënave tuaja aktuale të klientëve të tregtisë elektronike ju mund të mblidhni të gjitha të dhënat dhe detajet për klientët tuaj aktual – analizoni sjelljen e tyre blerëse, interesat, vendndodhjet, moshën, aktivitetet, fazën e jetës dhe çdo informacion tjetër të mundshëm që mund të mblidhni.

Sigurohuni që të analizoni google analytics të website-it tuaj e-commerce dhe të dhënat nga rrjetet sociale. Këto dy platforma mund të ofrojnë informacione të detajuara se kush po ndërvepron me dyqanin tuaj online. Nëse doni ta çoni një hap më tej mbledhjen e të dhënave të karakterit të blerësit, mund të krijoni edhe fusha formulari në faqen tuaj të internetit ose faqet e rrjeteve sociale për të mbledhur informacione edhe më të detajuara në lidhje me klientët tuaj actual si edhe ata potencial.

Pasi të keni mbledhur të dhënat tuaja, grupojini ato sipas pikave të përbashkëta që kanë. Ka shumë mënyra të ndryshme për të grupuar të dhënat dhe fushat mund të përfshijnë demografinë, sjelljet (si ndërveprojnë klientët me faqen tuaj të internetit, si ndërveprojnë me brandin tuaj), metodat e tyre të preferuara të komunikimit (rrjete sociale, email) e të tjera.

Pasi të keni krijuar disa grupe të ndryshme, konsideroni secilin grup si një personazh të ndryshëm. Jepini secilit person një emër, një pozicion dhe çfarëdo tjetër që mund t’ju ndihmojë në krijimin e karakterit të tyre dhe filloni të personalizoni përmbajtjen tuaj (të tilla si emailet e personalizuara) për grupet e ndryshme. Të kesh një personazh në mëndje të ndihmon të futesh në mendjen e klientëve në mënyrë që mesazhet tuaja të marketingut ti përshtatet secilit grup. Për shembull, në vend të një emaili të përgjithshëm ju mund dërgoni emaile të personlizuara për seclin nga grupet krijuara. Email-i që u shkon personave të moshës së re (psh studentëve) duhet të jetë shumë i ndryshëm nga emaili që i dërgoni femrave në karrier.

Hapi # 3: Alokoni një buxhet

Pavarësisht nëse drejtoni një dyqan të madh e të konsoliduar e-commerce ose jeni i ri në këtë fushë dhe sapo keni hapur dyqanin tuaj te shitjeve online, bizneset e mëdha dhe të vogla duhet ta kenë buxhetimin prioritet. Përgatitja e një buxheti për planin tuaj të marketingut ju ndihmon të përcaktoni se në cilat kanale të marketingut mund të shpenzoni dhe përdorni. Gjithashtu ju ndihmon të identifikoni se cilat synime mund të përballoni dhe si t’i rendisni ato realisht sipas mundësisë tuaj.

Hapi # 4: Kryeni një analizë SWOT

SWOT i referohet vlerësimit të pikave të forta, dobësive, mundësive dhe risqeve të biznesit tuaj e-commerce. Një analizë SWOT nuk duhet të jetë e gjatë apo e ndërlikuar, por duhet t’ju ndihmojë të keni një pamje objektive të biznesit tuaj. Merrni parasysh pyetjet e mëposhtme për secilën temë SWOT:

Pikat e forta: Çfarë bën mirë kompania juaj? Cilat procese janë të suksesshme? Çfarë avantazhesh keni mbi konkurrencën tuaj? Çfarë burimesh keni? Çfarë është unike për dyqanin tuaj? Cili është burimi i rritjes financiare?

Pikat e dobëta: Cila është dobësia juaj më e madhe financiare? Cilat fusha të biznesit tuaj kanë nevojë për përmirësim? A ka qenë ndonjë vlerësim negativ nga klientët? A ka gjëra që dyqani juaj ka nevojë për të qenë më konkurrues? Mbani mend, këto dobësi duhet të jenë të gjithë faktorë që janë nën kontrollin tuaj, në mënyrë që të mund t’i përmirësoni ato gjatë zbatimit të planit tuaj të marketingut.

Mundësitë: A po rritet tregu juaj? A ka fusha ku mund të zgjeroheni? A jeni në gjendje të bëni diçka ose të ofroni diçka që konkurrentët tuaj nuk mund ta bëjnë? Identifikoni se ku dallon dyqani i shitjeve në internet me konkurrentët.

Risqet: A po ndryshon sjellja e konsumatorit? A ka ndonjë tendencë tregu që mund të ndikojë në biznesin tuaj? Risqet janë faktorë të jashtëm që janë jashtë kontrollit tuaj, por zbulimi i tyre është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur kur atom und të shfaqen.

Hapi # 5: Shikoni konkurrentët tuaj.

Nëse po kërkoni të ecni përpara në botën e e-commerce, analizimi se çfarë po bëjnë konkurrentët tuaj është një domosdoshmëri. Ne ju rekomandojmë të vizitoni herë pas herë rrjetet e tyre sociale, faqet e internetit dhe taktikat e përgjithshme të marketingut (blog, video, etj.) që ata përdorin.

Hapi # 6: Përcaktoni se çfarë mund të bëjë biznesi juaj më mirë se konkurrentët.

Çfarë e bën brandin tuaj vërtet unik? Përcaktoni se çfarë e bën biznesin tuaj unik dhe komunikojeni atë në faqen tuaj të internetit, faqet e rrjeteve sociale, në emailet tuaja dhe më gjerë.

Hapi # 7: Përcaktoni strategjitë tuaja.

Strategjitë përcaktohen që nga llojet e përmbajtjes (blogjet, newsletter, videot etj), te krijimi i përmbajtjes, te metodat e komunikimit (faqja juaj e internetit, emaili, etj) dhe kanalet e rrjeteve sociale (Twitter, Facebook, Instagram, etj.), vendosni se cilat strategji do të përdorni për të arritur qëllimin tuaj kryesor. Nëse buxheti juaj është i vogël, përpiquni të përqendroheni në dy ose tre strategji që funksionojnë më mirë për biznesin tuaj.

Hapi # 8: Monitoroni performancën tuaj

Kur filloni të zbatoni planin tuaj të marketingut, sigurohuni që të monitoroni performancën dhe rezultatet tuaja. Ndiqni përgjigjet e klientëve, përllogarisni shitjet tuaja dhe identifikoni anët pozitive dhe negative. Nëse filloni të vini re tendenca që ju devijojnë nga ajo që keni planifikuar, duhet patjetër të gjeni problemet në mënyrë që të mund të optimizoni planin tuaj dhe te shmangni dështimin.

 

Gjëja më e rëndësishme që agjencia jonë u thotë gjithnjë klientëve tanë është të bashkërendisni planin tuaj të marketingut me një strategji solide dhe të mirë-menduar marketingu. Prandaj është e rëndësishme të ndërtoni një plan marketingu për biznesin ose kompaninë tuaj, sado e madhe dhe e konsoliduar qoftë ajo.

wordpress website design company & wordpress design company & web design & ecommerce|