Rëndësia e një plani solid marketingu për biznesin ecommerce
Si në çdo gjë tjetër në jetë edhe në biznes, qofte e-commerce ose jo, të paturit e një plani marketingu është i rëndësishëm për suksesin tuaj. Në këtë shkrim do të mbulojmë se ç’është nje plan marketingu dhe pse biznesi juaj ecommerce ka nevojë për një të tillë. Gjatë shkrimeve në vazhdim do të mbulojmë ndryshimet midis planit të marketingut dhe strategjisë, rregullat bazë për të përgatitur planin tuaj të marketingut si edhe këshilla për një plan marketingu të suksesshëm.
Po çfarë është një plan marketingu?
Një plan marketingu është si një hartë e biznesit që ndihmon biznesin tuaj ecommerce (ose cdo lloj biznesi tjetër) të lëvizë drejt një qëllimi të caktuar. Një plan marketingu përbëhet nga strategji marketingu dhe fushata. Plani është qëllimi ose ideja kryesore që ka nevojë për zbatim.
Një plan marketingu nuk ka nevojë të jetë një dokument i gjatë dhe i lodhshëm, dhe nuk ka pse t’i kushtojë shumë para biznesit tuaj ecommerce per t’u përfunduar. Ndonjëherë planet më të thjeshta, nëse bëhen mirë dhe zbatohen në mënyren e duhur, kanë suksesin më të madh. Por krijimi i një plani marketingu efektiv kërkon disa kërkime, vëzhgime dhe konsidearata të kujdesshme në mënyrë që të shërbejë si një mjet efektiv për biznesin tuaj.
Me pak fjalë, një plan marketingu është thelbësor për biznesin tuaj online për arsye të shumta. Këto janë disa nga arsyet kryesore:
Ju mban ju (dhe biznesin tuaj online) të fokusuar.
Një plan i shkruar mirë ju ndihmon të jeni të fokusuar në qëllimet dhe synimet tuaja të biznesit, në mënyrë që çfarë do lloj shpërqendrimesh të vogla të keni, të mos e dëmtojnë biznesin tuaj ecommerce.
Qëllimet bëhen të arritshme.
Është e vështirë të vlerësosh se sa larg ke arritur nëse nuk e di nga ke filluar. Qëllimet e arritshme veprojnë si objektiva që biznesi juaj ecommerce duhet te arrijë. Duke vendosur targete dhe afate specifike, rruga drejt suksesit për biznesin tuaj është e sigurtë.
Lehtëson marrëdhenien me klientët.
Bizneset ecommerce që lidhen me klientët përmes metodave online të komunikimit duhet të kenë primare pikerisht kërkesat dhe dëshirat e blerësve online, me fjalë të tjera, të ofrojnë një përvojë të personalizuar me brandin. Një plan marketingu solid ndihmon për të konsoliduar brandin tuaj, për t’ju shërbyer klientëve tuaj aktualë dhe për të rritur vizibilitetin e biznesit tuaj ecommerce dhe për të tërhequr klientë të rinj. Në fund të fundit, një plan i mirë përfshin mënyrat në të cilat keni ndërmend të ofroni një pervojë të personalizuar dhe shërbim të një niveli të lartë për klientët tuaj.
Ndihmon në organizimin e objektivave tuaja.