Një mënyrë e re dhe efektive në marketingun online
Të injorosh marketingun online në ditët e sotme është si të hapësh një biznes dhe mos ti thuash asnjërit. Zhvillimet e reja e bëjnë të domosdoshëm përdorimin e tij për të pasur përfitime sa më të mëdha në rritjen e markës, imazhit dhe shitjet. Të mirat janë të prekshme në një kohë relativisht të shkurtër dhe avantazhet ndihen thellësisht. Kosto të ulëta, kontakt të drejtpërdrejtë me klientët, lehtësia e të mos qenurit fizikisht, personalizimi i asaj që do të realizosh etj… Këto janë disa nga frytet e marketingut online. Përvec mënyrave klasike, së fundmi kemi një trend të ri të bërjes së këtij lloji marketingu: futje në valle të kompanive ose platformave që krijojnë video me përmbajtje argëtuese dhe humoristike. Si u bë kjo gjë e mundur?
Sipas mendimit tim e para është tërheqja që ka audienca kundrejt këtyre platformave. Sot shumica e njerëzve janë të zënë me angazhime të të gjitha llojeve dhe kur hapin internetin në celularin e tyre përpiqen të shikojnë dicka argëtuese pasi rutina dhe përditshmëria krijojnë një efekt lodhjeje. Këto platforma të cilat do t’i quaj kompani sepse kanë një organizim të mirëfilltë, nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale të ndryshme, na ofrojnë atë që ne na mungon në përdithmërinë tonë të ngjeshur, humorin. Duke pasur humorin si kryefjalë të prodhimeve, ata ia kanë dalë të kenë shumë ndjekës dhe kjo përkthehet në të mira të përbashkëta për të gjithë.
Argumenti i rradhës është realiteti i ri i krijuar, ku mediat klasike duhet ta pranojnë që epoka e tyre po mbaron dhe t’i hapin rrugë mediave moderne. Historia na ka treguar që njerëzit gjejnë gjithmonë një zgjidhje kështu që nuk kemi pse varemi akoma pas të vjetrës por të bëhemi guximtar dhe të pranojmë të renë. E vërteta është që televizionet kanë një kurbë zbritëse në shikueshmëri. Kjo për shkak të disa faktorëve si: programet që ofrojnë, vlerat dhe antivlerat që përcjellin, jo fleksibiliteti në raport me aktualitetin, mosmbajtja e paanshmërisë etj… Atëher pse ne duhet të vazhdojmë të paguajmë televizionet për marketing kur audienca po drejtohet nga dita në ditë drejt platformave online?
Kuriozitet: në Londër, para shpikjes së orës me zile, njerëzit që shkonin herët në punë paguanin dikë që ti ngrinte nga gjumi. Për disa të rinj ishte punë e mirë sepse kishin shumë klientë, por me shpikjen e orës me zile, këta persona ngelen pa punë. Gjithsesi ata ia dolën të përshtateshin me këtë realitet të ri. Ky shembull është i vlefshëm edhe në rastin tonë.
Faktor tjetër se pse kompanitë dhe bizneset duhet të konsiderojnë këtë realitet të ri është reagimi që merr drejtpërdrejtë nga audienca. Ky reagim është i matshëm nëpërmjet klikimeve, shikueshmërisë, pëlqimeve dhe komenteve. Kështu transparenca është në nivele maksimale dhe kjo gjë bën të mundur shmangien e keqkuptimeve dhe matjen reale të fryteve që ka dhënë një fushatë e caktuar apo një video e caktuar. Por cilat janë këto kompani? Lokomotiva e platformave online që ofron këtë shërbim është Ngop Media. Prej dy vitesh në treg ka krijuar një brand unik dhe ka në portofolin e saj bashkëpunime shumë të suksesshme me bizneset më të mëdha në vend.
Këto ishin argumentët kryesorë, por që absolutisht ka dhe të tjerë. Shpresoj që ky shkrim të jetë i vlefshëm për ata që duan të avancojnë me brandin e tyre dhe për ata që kanë në dorë celësat e marketingut në të gjitha linjat e tij. Është momenti të tregohemi të zgjuar për të dalë të fituar nga ky realitet i ri. Kështu po e mbyll me shprehjen e famshme: “T’i japim Cezarit, atë që i takon Cezarit!”