Ku ndryshon Strategjia e Marketingut me Planin e Marketingut
Ku ndryshon Strategjia e Marketingut me Planin e Marketingut
Postoni çdo ditë në rrjetet sociale, keni postime në blog, por nuk po shihni asnjë rezultat. Nuk e dini se cili është problemi? Problemi nuk është se çfarë po bëni, por të gjeni arsyen se pse po e bëni. Nëse puna dhe qasja juaj e marketingut nuk mbështetet nga një strategji, kjo është ndoshta arsyeja pse nuk po shihni rezultate. Përpara se të postoni përmbajtje, duhet të filloni gjithmonë me një strategjin të qartë marketingu dhe më pas ta përdorni atë për të mbështetur planin dhe qasjen tuaj të marketingut.
Ndonjëherë këto fjalë përdoren në mënyrë të ndërsjellë, por në të vërtetë janë dy gjëra krejt të ndryshme. Sot do ndajmë me ju mënyrën më të thjeshtë për të shpjeguar ndryshimin e tyre.
Çfarë është një strategji marketingu?
Një strategji marketingu është mënyra në të cilën një biznes do të arrijë një qëllim të caktuar. Pyetja kryesore ku duhet fokusoheni është ajo “si”; Si do ta çoni mesazhin tuaj tek audienca e duhur? Si do t’i rrisni shitjet në e-commerc-in tuaj? Si mund t’i përdorni burimet e disponueshme biznesit tuaj për të rritur shitjet dhe për të fituar një avantazh konkurrues? Një strategji marketingu konsiderohet një qasje afatgjatë ndaj planifikimit dhe ka në fokus të ardhmen.
Një strategji e suksesshme marketingu përfshin përmbajtjen, fushatat dhe kanalet që do të shërbejnë për të siguruar zbatimin e planit tuaj të marketingut.
Le të marrim një shëmbull, ju doni të tërhiqni vemendjen e 500 klientëve potencial të rinj midis moshës 35-45 vjeç tetë javë përpara të Festave të Fundvitit për biznesin tuaj të shitjeve online. Plani i marketingut është të tërheqë 500 klientë të rinj dhe strategjia e marketingut përfshin mënyrat në të cilat biznesi do të arrijë qëllimin. Ajo ku duhet tëfokusoheni mund të jetë krijimi i një fushate në media sociale që përmban X sasi reklamash në Facebook e cila do të kushtojë X lekë, targetuar grupmoshave të mësipërme.
Si janë të ngjashme strategjitë dhe planet e marketingut?
Strategjitë dhe planet e marketingut janë të ngjashme sepse të dyja së bashku për të çuar përpara një biznes ose kompani dhe të dyja promovojnë një brand. Së bashku, strategjitë dhe plani i marketingut ndihmojnë një biznes të krijojë një qasje largpamëse dhe të suksesshme. Një strategji marketingu është përgjigja e pyetjes “si” do e arrijmë këtë qëllim, ndërsa plani i marketingut është përgjigjja e pyetjeve “çfarë” qëllimi dhe “kur” do e arrijmë atë. Të dyjo këto ecin dorë më dorë bashkë për të arritur në mënyrë krijuar efektive objektivat e biznesit tuaj.
Si janë të ndryshme strategjitë dhe planet e marketingut?
Siç e përmendëm edhe më sipër, strategjitë e marketingut dhe planet e marketingut shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë, ato kanë dy elemente të dallueshme.
Një strategji marketingu fokusohet në mënyrën se si biznesi juaj do të arrijë një qëllim të caktuar. Është e rëndësishme të dini target grupin tuaj, cili është qëllimi juaj dhe si do ta arrini këtë qëllim. Një strategji e mirë marketingu merr parasysh kërkimin e tregut dhe është krijuar për të promovuar një produkt ose shërbim e cila në fund përkthehet me rritje të fitimit. Nga fushatat tek kanalet tek përmbajtja, strategjia përmban mënyrat në të cilat biznesi juaj duhet të ndjeki për të ecur përpara drejt një qëllimi të caktuar. Është e rëndësishme të theksohet se strategjitë e marketingut janë zakonisht qasje afatgjata të planifikimit.
Nga ana tjetër, një plan marketingu përmban një ose më shumë strategji marketingu dhe vepron si udhërrëfyes që duhet të ndjeki biznesi juaj. Është “çfarë” do të bëni, ku do ta bëni, kur do ta zbatoni dhe si do ta ndiqni suksesin tuaj. Plani ofron udhëzime për biznesin si edhe skuadrën tuaj se si do të zbatohen dhe vihen në lëvizje strategjitë e marketingut.
Për ta thjeshtuar, një strategji marketingu është “si” dhe “pse”, dhe një plan marketingu është “çfarë” dhe “kur”.
Analizimi pranisë së biznesit tuaj në botën dixhitale mund të identifikojë atë që ju nevojitet vërtet nga një strategji e mirë-menduar e marketingut dixhital. Specialistët marketingut të TOK Digital mund t’ju ndihmojnë ju me një plan dhe strategji afat-gjate marketingu për një prezencë të suksesshme online duke marrë parasysh të gjitha elementet e nevojshme për t’a arritur atë.