Efektet e COVID-19 në e-commerce: Një histori suksesi

Besojmë se tani mund të themi se pandemia globale COVID-19 ka të ngjarë të jetë një nga ngjarjet përcaktuese të vitit 2020 dhe se do të ketë implikime që do të na prekin të gjithëve ne, si në aspektin personal po dhe në atë professional.
Situata po ndryshon me shpejtësi në të gjithë botën. Nga shumë ekspertë të fushës së marketingut pandemia e COVID-19 po quhet një “mjellmë e zezë”. Teoria e mjellmës së zezë, është një metaforë që përshkruan një ngjarje e cila vjen në mënyrë të befasishme dhe që devijon përtej asaj që normalisht pritet; një situatë që është jashtëzakonisht e vështirë të parashikohet.

Ndërkohë që COVID-19 po përhapet nëpër vende të ndryshme të botës, kompanitë kanë filluar të tregohen më të kujdesshme në lidhje me shëndetin e punonjësve të tyre dhe pjesën tjetër të njerëzve me të cilët janë vazhdimisht në kontakt. Duke u ndalur tek sektori ynë, që nga regjistrimi i rasti të parë në Shqipëri, TOK / Digital Agency por edhe shumë agjenci, vendosën të punonin nga shtëpia. Falë internetit dhe faktit që shumica e punëve tona janë kryesisht digjitale, ka qenë e lehtë të merret një vendim i tillë i cili ndihmon në uljen e përhapjes së virusit.

Për disa prej nesh puna nga shtëpia nuk është diçka e re, pasi mund të kemi pasur eksperienca të mëparshme si freelancer ose outsourcing, por shumë kompani duhet të mësohen me këtë realitet të ri. Gjithsesi kjo mënyrë e re e stilit të punës nuk na pengon të jemi të disponueshëm, kreativ dhe të bëjmë një punë produktive dhe efikase nga shtëpia.

Realiteti i ri, mënyrë e re e të blerit

Njerëzit po ambjentohen gradualisht me këtë realit të ri, dhe blerja online është një prej tyre. Qasja e njerëzve ndaj e-commerce-it në Shqipëri ndryshoji pothuajse brenda natës. Karantinimi dhe pasiguria ndryshuan sjelljen e tyre në të ashtuquajturit të bërit pazar si dhe produktet që blejnë, kur dhe si i blejnë këto produkte.

Kur qytetet janë në karantinë, bizneset jo esenciale janë të urdhëruara të mbyllen dhe klientët janë të detyruar të shmangin ambjentet publike, blerja e gjërave esenciale është kthyer në normën e re e të bërit pazar. Në këtë realitet të ri, brandet janë të detyruara të rishikojnë edhe njëherë mënyrën e të bërit biznes si dhe të përqëndrohen në gjetjen e oportuniteteve të reja.

Përhapja e COVID-19 ka bërë që jo vetëm në Shqipëri por në një pjesë të mirë të vendeve, qendrat tregtare të jenë bosh. Për rrjedhojë dyqanet po mundohen ta mbushin këtë boshllëk me anë të shitjeve në internet. Koha për t’u përshtatur me këtë situatë të re mund të jetë e shkurtër po oportuniteti mjaft i madh, dhe këtë e tregon eksperianca jonë me supermarketin SPAR në Shqipëri.

e-commerce në Shqipëri

Për arsye nga më të ndryshme blerja e ushqimeve online ishte diçka që në Shqipëri nuk ishte e mundur, ose më mire të themi deri kur SPAR ju drejtua TOK / Digital Agency. Gjatë ditëve të para të pandemisë COVID-19 supermarketet tentuan të ofronin shërbime të blerjeve online por jo në kuptimin e plotë të e-commerce. Mund të bëje porosinë nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve të kounikimit si Instagram, Whatsapp dhe Viber, por kjo ishte diçka jo fort praktike si për blerësin ashtu edhe për supermarketet.

Kur bëhet fjalë për raste emergjence por edhe të të bërit marketing në vitin 2020, përdorimi i metodave tradicionale nuk funksionon më. Në një ambjent dixhital ku çdo gjë është në ndryshim të vazhdueshëm, bizneset ju drejtohen agjensive të marketingut për t’i ndihmuar në ndërtimin dhe rritjen e brandeve të tyre. I tillë ishte edhe rasti me SPAR-in.

TOK / Digital Agency kthen SPAR në një nga supermarketet e parë në vend ku mund të blesh online

SPAR ju drejtua agjencisë TOK / Digital Agency për të zhvilluar strategjinë e tij të marketingut të e-commerce, falë eksperiencës dhe aksesit që ne kemi në teknikat, mjetet dhe burimet më të mira dhe më të reja në këtë teknologji të pa eksploruar në tregun shqiptar.
Në një kohë rekord prej shtatë ditësh ne arritëm të bënim SPAR, nje nga supermarketet e parë në shqipëri që implementon e-commerce në treg, duke i dhënë një epërsi kundrejt konkurencës në fushën e tyre.

Ekipi jonë i ekspertëve në TOK / Digital Agency, i përbëre prej dizenjuesve, zhvilluesve dhe strategjistëve më të mirë, siguroi zgjidhje të posaçme për rrjetin e supermarketeve SPAR në fushën e e-commerce-it. Falë eksperiencës sonë në këtë fushë, klienti ynë arriti në një kohë rekord, të ketë një faqe të shitjeve online plotësisht funksionale, me performancë të lartë dhe miqësore ndaj përdoruesve. Kjo faqe u dizenjua me synimin kryesor: një përvojë të përmisuar dhe sa më të thjeshtë për përdoruesin, kujdesjen ndaj shëndetit të tyre por edhe të stafit të SPAR gjatë pandemisë së COVID-19 dhe sigurisht, gjenerimit të të ardhurave në internet të klientit tonë.

Ne ndihmuam klientin tonë jo vetëm që të menaxhojë sa më mirë strategjinë e tyre dixhitale dhe të rrisi biznesin e tij përmes marketingut në internet, por edhe të kontribuojë në shmangien e përhapjes së pandemisë dhe të ndihmojë qytetarët shqiptarë në këto kohë të vështira.

Urojmë që gjatë kësaj perjudhe të vështirë me të cilën po përballemi, kjo histori suksesi do të ndërgjegjësojë edhe brande të tjera të implementojnë e-commerce. Eksplorimi i platformave të reja dhe marketimi dixhital do i bëjë këto biznese jo vetëm inovatore në tregun shqiptar por do t’i japi edhe superioritet ndaj konkurrencës.

Gjithashtu, për t’u mos harruar është edhe ndihmesa e madhe që kjo do i japi qytetarëve gjatë këtyre ditëve të vështira të pandemisë COVID-19.

Qëndro i sigurt dhe përdor e-commerce.

wordpress website design company & wordpress design company |