Cfare eshte On Page SEO
On Page SEO është praktika e optimizimit të faqeve në mënyrë që ato të renditen sa më lartë dhe të përmirësohet trafiku në motorët e kërkimit. On Page i referohet si përmbajtjes, ashtu edhe kodit burimor HTML të faqes, në krahasim me SEO jashtë faqes (Off Page) që i referohet lidhjes dhe sinjaleve të tjera të jashtme. Pra, On Page SEO është praktika e optimizimit të përmbajtjes së faqes në internet për motorët e kërkimit dhe përdoruesit. Praktikat e zakonshme të faqes SEO përfshijnë elementë si optimizimin e titullit, përshkrimit, përmbajtjes, linkimet e brendshme dhe URL-të (Ahrefs Blog, 2021). Procesi i optimizimit të komponentëve në një On Page SEO ndikohet nga disa faktorë të rëndësishëm të cilët duhet të trajtohen me vëmendje. Këta faktorë janë:
- Heading tags: Janë tregues të përdorur në HTML për të ndihmuar në strukturimin e faqes në internet nga pikëpamja e SEO, si dhe për të ndihmuar Google të lexoj përmbajtjen. Heading tags variojnë nga H1-H6 dhe formojnë një strukturë hierarkike në H1 është kryefjala më e rëndësishme në sytë e Google dhe formon titullin e faqes. Identifikimi i titullit me një etiketë H1 e ndihmon Google të dijë shpejt për çfarë përmbajtje bëhet fjalë (Digital Doughnut, 2016).
- User Friendly URL:. Përcaktimi i user friendly URL-së për përdoruesit është praktika më e mirë e cila rekomandohet për SEO..Këto URL duhet të jenë të shkurtra dhe të lehta për tu kuptuar nga përdoruesit dhe motori i kërkimit. Sa më e lehtë të jetë për Google të kuptojë tipin e kontentin në faqe, aq më mire. Gjithashtu, Google shpesh shfaq URL në rezultatet e kërkimit. Nëse URL e një faqe është një string i gjatë qe përmban shkronja dhe numra random, kjo nuk i ndihmon përdoruesit që të kuptojnë faqen. Sa më mirë ata ta kuptojnë qëllimin e faqes, aq më shumë janë të prirur që ta klikojnë faqen.
- Title tags: Është një element HTML që specifikon titullin e një faqe në internet. Title tags shfaqen në faqet e rezultateve të motorëve të kërkimit si titull i klikueshëm për një rezultat të caktuar dhe janë të rëndësishëm për përdorshmërinë, SEO dhe ndarja sociale.
- Meta descriptions: Luajnë një rol të rëndësishëm në faktorët që ndikojnë tek on-page seo. Në rast se nuk është i njohur termi, një përshkrim meta është një përshkrim i shkurtër i përmbajtjes së faqes, që shfaqet nën titull tek rezultaet e kërkimit. Qëllimi përfundimtar është të bind kërkuesin që të klikojë në faqen e
- Keyword: Janë fjalë kyçe të një web-faqe. Çdo web-faqe duhet të fokusohet në fjalë kyçe brenda web-faqes sepse për On Page SEO është shumë e rëndësishme në mënyrë që të renditen sa më lartë në listën e rezultateve të kërkimit, pra brenda një faqe duhet të përdoren sa më shumë fjalë kyçe që kanë të bëjnë me përmbajtjen e faqes në mënyrë që të gjenerohet më shumë Është e rëndësishme që fjalët kyc të zgjedhura të shfaqen natyralisht përgjatë faqes. (Patil, 2018).