Cfare eshte Off Page SEO

Off Page SEO i referohet teknikave që mund të përdoren për të përmirësuar pozicionin e një faqe në internet në faqen e rezultateve të motorit të kërkimit. Shumë njerëz e lidhin SEO jashtë faqes me ndërtimin e lidhjeve, por nuk është vetëm kaq.Përfshihen gjithashtu taktika si psh marketingu i kontentit, social media, shfaqja në podcaste, ndërtimi i  blog etj. Off Page SEO i tregon Google se cfarë të tjerët mendojnë për faqen tënde. Psh , nëse ti ke shumë linke të jashtme që shënjojnë në websitin tënd, motorët e kërkimit do të supozojnë se ti ke një content të mirë, kontent i cili ka vlera për përdoruesit.

Të gjitha teknikat e Off Page SEO janë të rëndësishme, por rëndësia e Link Building ka rezultuar të jetë më e rëndësishmja sipas hulumtimeve të shumtë kohëve të fundit. Link Building (shq. ndërtimi i vegzave) është teknika e ndërtimit të vegëzave duke kontaktuar me web-faqe të tjera, në këtë mënyrë duke kërkuar që ata të krijojnë një vegëz në web- faqen e tyre që do të drejtoj përdorues të asaj web-faqe në drejtimin të web-faqes tuaj. Pra, në teknikën Off Page SEO, ekzistojnë disa vegëza që drejtojnë përdoruesin nga një web- faqe në një tjetër, vegëzat e tyre quhen backlinks. Ndërtimi i link building është në zemër të Off Page SEO. Motorët e kërkimit përdorin backlinks si tregues të cilësisë së përmbajtjes së lidhur, kështu që një faqe me shumë lidhje të vlerave të larta zakonisht do të renditet më mirë sesa një faqe ndryshe e barabartë me më pak backlinks (Lopezosa, Codina & Gonzalo, 2019). Është pothuajse e pamundur për Google që të përcaktojë vlerën e një web faqeje nëse nuk ka linke që shenojnë në të , edhe nëse kontenti i saj është i mirë, i ri apo i dobishëm.

wordpress website design company & wordpress design company |